English

Korrupsion, prangoset zyrtari i bashkisë dhe “sekseri” i Drejtorisë Arsimore

Tiranë, 4 qershor 2011, NOA- Policia e kryeqytetit në një njoftim të pak minutave më parë bën me dije se është arrestuar një punonjës në administratën publike i akuzuar për korrupsion.

Operacioni i koduar “Ryshfeti i fundit”, bëri të mundur që në orët e vona të mbrëmjes së djeshme të arrestohet në flagrancë Agron Doçi, 36 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë

punonjës i Tatim Taksave në Policinë Bashkiake Tiranë.

Mësohet se arrestimi i tij u krye për konsumim të veprës penale të “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi dyshohet 36 vjeçari Doçi u merrte subjekteve tregtare në Tiranë, shuma të ndryshme parash, me qëllim për të mos lejuar, këto biznese të ushtrojnë aktivitet ekonomik - tregtar, pa u pajisur me dokumentet përkatëse.

Një tjetër rast është edhe ai i Bekim Allës, 40 vjeç, nga fshati Zgosht i Librazhdit.

Ndalimi i tij u bë pas nj hetimi dy mujor, pasi dyshohet se gjatë shtatorit të kaluar i pre4zantuar si sekser, në Tiranë i ka marrë shtetases me inicialet J.K. shumën prej 2 300 euro, duke e mashtruar se do t’a punësonte arsimtare pranë Drejtorisë Arsimore Tiranë.

Nga hetimet e bluve të Tiranës rezultoi se, Alla mashtronte qytetarët, duke u prezantuar si Shef i Krimeve të Rënda apo Shef i Krimit Ekonomik Financiar duke përdorur identitet të rremë.

Materialet lidhur me këto arrestime i kaluan Prokurorisë së Tiranës e cila pritet të çojë më tej këto hetime.

a.y/NOA

KOMENTE