E shtunë, 4 qershor 2011, NOA- Ka nisur grevën e tij të 24-ët disidenti kuban Guillermo Farinas.
Nëpërmjet kësaj greve Farinas i kërkon qeverisë së drejtuar nga Raul Castro që të dalin para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e opozitarit Juan Soto i moshës 46 vjeçare, i cili vdiq më 8 maj në spital, vetëm tre ditë pasi ishte arrestuar.
Gjatë 15 viteve të fundit disidenti kuban ka ndërmarrë 24 greva urie, e fundit nisi ditën e djeshme.
Ndërsa vitin e kaluar, Guillermo Farinas 49 vjeç arriti të garantonte lirimin e 52 të burgosurve politikë pas një greve 135 ditore.
a.y/NOA