English

Mbushen 30 vjet nga rasti i parë me AIDS – mbi 25 milionë viktima

Romë, 4 qershor, NOA - Nesër mbushen plot tridhjetë vjet nga dita e parë kur u identifikua në botë rasti i parë me virusin HIV, i cili shkakton sëmundjen vdekjeprurëse të AIDS.

Kështu, data 5 qershor 1981, shënon ditën e parë “zyrtare” të epidemisë që ka tronditur botën me të paktën 25 milion njerëz të vdekur deri tani në mbarë botën.

Në të vërtetë, rasti i parë është identifikuar nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Atlanta të SHBA-ve, konkretisht, në një shpërthim pneumonie të mushkërive në disa homoseksualë në Los Anxhelos.

Që atëherë, sëmundja e re, e pandeshur më parë, u quajt "sindromi i mangësisë së imunitetit” – ndryshe SIDA, i cili shkaktohet nga infeksioni që jep virusi famëkeq HIV.

E megjithësë kanë kaluar plot 30 vjet, bota është ende larg zbulimit të vaksinës ndaj kësaj sëmundje infektive që të sjell vdekjen.

Sipas Raportit Global të UNAIDS, njerëzit me HIV në botë kanë arritur deri në 33.300.000 dhe se ka pasur rritje në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Afrikën Lindore, Oqeani, Evropën Lindore, Azinë Qendrore dhe Amerikën e Veriut.

Kur Shtetet e Bashkuara raportuan rastet e para të AIDS-it, shumë nuk besonin se kjo ishte një emergjencë e re dhe në fakt kaluan disa muaj para se bota të alarmohej prej saj.

Vetëm më pas, pasi u zbulua se virusi HIV që shkakton AIDS-in ishte i pranishëm që nga vitet tridhjetë të shekullit të kaluar në Afrikë dhe u përhap pastaj në Karaibe dhe Shtetet e Bashkuara.

AIDS (SIDA) shkaktohet nga një virusi i cili në mënyrë të pandërprerë sulmon dhe shkatërron qelizat e sistemit imun të organizmit.

Virusi "jeton" në T-cells ndihmesë duke i shkatërruar dhe neutralizuar ato.

Me uljen e numrit të T-cells, sistemi imun i organizmit të njeriut nuk është në gjendje të prodhojë antitrupa të tjerë për të luftuar qoftë edhe infeksionet më të lehta, dhe si rezultat, njerëzit e infektuar me AIDS vdesin nga infeksione sekondare apo disa forma të jashtëzakonshme kanceresh.

Në Shqipëri, rasti i parë me infeksionin HIV-AIDS, u zbulua në vitin 1993 dhe që prej saj kohe, numërohen 56 viktima.

Në 15 vjet, numri i përgjithshëm i rasteve me HIV-AIDS të konstatuara në Shqipëri ka shkuar në 291.

n.e/NOA

KOMENTE