Hagë, 4 qershor 2011, NOA- Gjashtë nënat e viktimave të Srebrenicës kishin mbërritur dje në Hagë nga Sarajeva për të parë nëse Ratko Mlladiç i ka ende sytë të skuqur nga gjaku.
Përpara Gjykatës Penale Ndërkombëtare qysh herët në mëngjes kërkuan me vendosmëri drejtësi për atë që urdhëroi zhdukjen e djemve, burrave dhe baballarëve.
Më vonë gjatë kohës që ishin në sallë, kur vetëm një xham prej qelqi i ndante nga ish gjenerali serbo- boshnjak i cili u ka shkatërruar jetën e tyre përgjithmonë, disa prej tyre nuk rezistuan dot dhe shpërthyen në të qara.
a.y/NOA