English

Nesër provat e “Rally Albania”

Tiranë, 4 qershor 2011, NOA - 400 konkurentë nga 20 vendet europiane do të marrin pjesë në garën më të famshme në Shqipëri me makina e motorrë “Rally Albania”, që zhvillohet çdo fillimsezoni turistik.

Drejtuesit dhe organizatorët, thonë se gjithçka është gati për të nisur provën ditën e dielë, dhe për të përshkuar 3 km.

Gara e shpejtësisë për të gjithë pjesëmarrësit është ajo e së hënës, e cila do të nisë nga sheshi “Nënë Tereza” drejt veriut të Shqipërisë.

Julinda Dhame, drejtuesja e “Rally Albania” dhe organizuesi i garës Edvin Kasimati, tregojnë se aktiviteti është sa sportiv aq edhe promovues i turizmit shqiptar.

“Kjo është hera e gjashtë që në Shqipëri organizohet nga “Rally Albania”, gara me makina, motorrë. Të tilla nisma shërbejnë jo vetëm për të provuar shpirtin garues të pjesëmarrësve, por edhe si promovuese mjaft e mirë e turizmit në Shqipëri”, rrëfejnë organizatorët e garës.

mit/NOA

KOMENTE