Tiranë, 4 qershor 2011, NOA – Në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit e shpallur nga OKB-ja kompania e telefonisë celulare AMC dhe Akademia e Gjelbër kanë pastruar parkun kombëtar të Dajtit.
Mbi 100 punonjës të AMC-së kanë demonstruar mbështetjen për përmirësimin e mjedisit duke marrë pjesë aktivisht në një aksion pastrimi bashkë me forcat e Akademisë së Gjelbër duke pastruar mjedisin në parkun kombëtar të malit të Dajtit.
Ky aksion kishte si qëllim jo vetëm pastrimin e zonës, por edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për gjendjen e pyjeve.
Punonjësit e AMC-së kanë marrë pjesë vullnetarisht në këtë projekt, si pjesë e
nismës AMC Green, e cila mbështet aktivitetet në dobi të mjedisit.
Pastrimi i Parkut Kombëtar të Dajtit shënon daljen e parë të nismës AMC
Green jashtë ambienteve të kompanisë, si dëshmi e angazhimit të AMC-së në
aktivitetet e përgjegjësisë sociale.
E nuk ka si të ndodhë ndryshe pasi motoja e nismës AMC Green është “AMC e sheh botën si ju, plot përkujdesje dhe natyrisht të gjelbër”.
mit/NOA