Gjermani, 4 qershor 2011 NOA- Studiuesit kanë nxjerrë në dritë të tjera informacione lidhur me bakterin vdekjeprurës. Bakteri nga Afrika Qëndrore, i cili, në zorrë shkakton infeksione dhe gjakderdhje, është bashkuar me tipin e bakterit Esherihia Coli, që është i njohur në Gjermani. Në këtë mënyrë është krijuar bakteri vdekjeprurës. Profesori gjerman Stefan Schraiber thotë se, lloji afrikan ka veçori që i mundësojnë të ngjitet në zorrë, shkakton acarim të fuqishëm dhe helme. Por eksperti gjerman për higjienë Klaus-Dieter Zastro shkon më tej, duke hedhur dyshimin se bakteri është hedhur në qarkullim me qëllim. “Është shumë e mundshme që ndonjë mendjeshkurtër ka menduar, si do të ishte të vrasë disa njerëz”, ka deklaruar ai. Ndërsa mediat vendase hedhin dyshimet se, epidemia ka prekur Gjermaninë një javë pasi mbi 1.5 milionë turistë kanë vizituar një port të vjetër detar në Hamburg, ku janë shënuar edhe rastet e para të të prekurve nga E.Coli.
a.q/NOA