English

Rama: Vendi në prag të humneres, Zoti i faltë 5 gjyqtarët

Tiranë, 4 qershor 2011 NOA- Kryetari i PS-së Edi Rama deklaroi sot se me vendimin e djeshëm, kolegji zgjedhor sfidoi sovranitetin e popullit dhe kushtetutën. “ Kolegji Zgjedhor i mbylli derën drejtësisë. Odiseja e zgjedhjeve është shfaqje e sëmundjeve të politikes dhe nxori në pah pafuqinë shkatërruese të sistemit te drejtësisë”, ka deklaruar Rama gjatë konferencës për shtyp në selinë e PS-së. “Shumëkush pret që unë t’i akuzoj, por për 5 gjykatësit mund te them vetëm: Fali zot se nuk dinë seç bëjnë”, tha Rama, i cili ka bërë thirrje për ekspertizë ndërkombetarë, duke iu referuar kështu Komisionit të Venecias. Kryesocialisti këmbënguli se, drejtësia nuk mbrojti të drejtën e shqiptarëve nisur nga fakti që trupi gjykues nuk dha as arsyen e vendimarrjes.Megjithatë, për Ramën nuk ështe thënë ende fjala e fundit për zgjedhjet dhe për atë që Rama e quajti, fitore të padiskutueshme të së majtës në Tiranë. Kryetari i PS-së, në fjalën e tij përmendi rezistencë të fortë në ditët në vijim, por pa specifikuar se cilat do të jenë hapat, që do të ndjekë opozita pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili njohu Lulzim Bashën si fituesin e zgjedhjeve vendore në Tiranë.

a.q/NOA

KOMENTE
  • Astrit Cerma17:20 - 04 Qershor 2011
    Zoterinje te NOA-s.ne titull shpreheni:Vendi ne prag te humneres,Zoti i falte 5 gjygjtaret.Ne komentin e me poshtem,cuditerisht,mungon nje pjese e shprehjes,pikerishte"Vendi ne prag te humneres"...Si ta shpjedojme dhe si ta kuptojme kete "harrese".Eshte thene apo s'eshte thene???Ne se eshte thene Z.Rama,per mendimin tim,duhet te kontrolloi veten per deklerata te tilla,thjeshte luftenxitese.Nese nuk eshte theneose eshte thene edhe paksa ndryshe,ju duhet te mbani pergjegjkesi te rende per "alarme"te tilla luftenxitese.