Vlorë, 4 qershor 2011, NOA – Sekuestrohen në portin e Vlorës 22 kg e 250 gramë drogë Cannabis Sattiva që kishte për destinacion Italinë. Droga po transportohej me automjetin tip Renault Scenic me targa BS 262 ZK, dhe ishte e ndarë në 32 pako të mbështjella me qese me natriban të bardhë.
Pas disa javë hetimesh policia e Vlorës identifikoi dhe zbuloi aksionin e trafikimit të drogës duke prangosur pikërisht në momentin e kalimit në pikën kufitare të portit të qytetit trafikantin e drogës, 36-vjeçarin Spiro Jani Kreku, lindur në fshatin Pilur dhe banues në Himarë.
Operacioni i policisë i finalizuar sot në orën 14.30 u kodua me emrin “Renaulti”.
Spiro Kreku do të procedohet nga prokuroria e Vlorës për trafikimin e lëndëve narkotike.
mit/NOA