Durrës, 4 qershor 2011, NOA – Pak ditë nga nisja e sezonit turistik shënohet viktima e parë në plazhin e Durrësit. Viktima e parë është një 20-vjeçar, i cili është mbytur në ujërat e plazhit të Durrësit, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës.
Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Ergys Duraku, nga Tirana, i cili ndodhej për fundjavë me miqtë në plazhin e Durrësit.
20-vjeçari kishte dalë në det me një pedalinë bashkë me shokët e tij, një shëtitje, e cila rezultoi e fundit.
Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se 20-vjeçari ka rënë në det për pakujdesi.
Fatkeqësisht i riu nuk dinte not, dhe shokët u hodhën në ndihmë të tij të mbështetur edhe nga policia kufitare duke e nxjerrë djaloshin nga thellësia e detit.
Burime nga policia bëjnë me dije se Ergys Duraku u dërgua i gjallë në spital, por ngaqë kishte pirë shumë ujë, vetëm pak minuta pas mbërritjes, ai nuk mundi të mbijetojë.
mit/NOA