English

Vlorë, pranga 36 vjeçarit, transportonte kanabis sativa

Vlorë, 4 qershor 2011 NOA- Uniformat blu të qytetit bregdetar kanë prangosur një 36 vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Gjatë një kontrolli rutinë të policisë është bërë i mundur sekuestrimi i 20 kg lënde narkotike, e llojit marijuana. Sipas burimeve të uniformave blu, mësohet se lënda narkotike është kapur në portin e Vlorës, e fshehur në një makinë, ndërsa mbi 36 vjeçarin rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike.

a.q/NOA

KOMENTE