English

BE- SHBA: Qytetarët të marrin pjesë në votime, vota është e fshehtë

Shkup, 5 qershor 2011, NOA- Lidhur me zgjedhjet e ditës së sotme në Maqedoni, dy ambasadorët ai i Bashkimit Europian Peter Sorensen dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Riker, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të votojnë pa u frikësuar.

“Vota është e fshehtë, qytetarët të mos frikësohen, qytetarët të marrin pjesë në votime, për shkak të rëndësisë së këtyre zgjedhjeve për vendin. Shpresoj që zgjedhjet të jenë të ndershme dhe të drejta”, u shpreh Riker për mediat.

Ndërkaq, nga ana e tij Sorensen shprehu bindjen se Maqedonia i ka kapacitetet për ti zhvilluar zgjedhjet të drejta dhe sipas standardeve.

Në vijim ai shtoi se vëzhguesit janë të shumtë si nga OSBE edhe nga MOST kështu që në rast incidentesh qytetarët do të dinë ku të drejtohen.

Sorensen në përfundim u shpreh se, edhe në rast se ka incidente ndërhyrja e organeve shtetërore duhet të kthejë normalitetin.

a.y/NOA

KOMENTE