E diel, 5 qershor 2011, NOA- Britania ka vijuar përkrahjen ndaj rebelëve kundër regjimit të liderit libian Muamar Gedaff.
“Për sa kohë Gaddafi do të vazhdojë të abuzojë me popullin e tij, ne do të vazhdojmë të intensifikojmë përpjekjet tona për ta ndalur atë’, u shpreh ministri i Jashtëm britanik William Hague.
Ai shprehu bindjen se Geddafi duhet të largohet menjëherë nga drejtimi i vendit, ndërsa Këshillin Kalimtar e cilësoi si përfaqësues të ligjshëm të popullit libian.
Sipas tij edhe pse trysnia ekonomike, diplomatike dhe ushtarake do të shtohet edhe më tej Britania nuk do i braktisë për asnjë moment luftëtarët e popullit.
a.y/NOA