Afganistan, 5 qershor 2011 NOA- Katër persona janë vrarë në 2 incidente të ndara gjate ditës së sotme në Afganistan. Sipas burimeve zyrtare dy nga viktimat janë ushtarë të NATO-s dhe dy pjesëtarë të forcave të sigurisë të Afganistanit. Përfaqesues të Aleancës së Atlantikut të Veriut thanë se dy ushtarë kanë vdekur kur një helikopter i forcave të aleancës veri-atlantike është rrëzuar në krahinën lindore, Kost. Ministri i Brendshëm i Afganistanit, tha sot se dy pjesëtarë të forcave të sigurisë së vendit janë vrarë gjatë shpërthimit të një bombe në afrësi të një dege të Bankës së Kabulit, në një krahinë qëndrore të Afganistanit
a.q/NOA