Riad, 5 qershor 2011, NOA – Pas sulmeve të kryengritësve në rezidencën presidenciale në Jemen ku për pasojë mbeti i palgosur edhe vetë presidenti Ali Abdullah Saleh, presidenti jemen i është nënshtruar sot një ndërhyrjeje kirurgjikale në një spital në Arabinë Saudite për heqjen e një cifle plumbi në kraharor.
Lajmin e operimit të presidentit e bënë publik për mediat burime nga stafi mjekësor.
Ndërkohë një prej anëtarëve të partisë së tij bëri me dije se presidenti do të rikthehet në vend në ditët e ardhshme.
Por, sipas të gjitha gjasave opozita është e vendosur të ndalojë rikthimin në atdhe të presidentit Saleh, rrëzimi i të cilit nga pushteti ka hedhur në revolta prej disa muajsh popullin jemen.
mit/NOA