English

Kërkon të helmojë burrin, por më parë e teston “koktejin” te fqinja

Sicili, 5 maj, NOA- Kanë qenë tableta kontraceptive, së bashku me medikamente për presionin e gjakut dhe sëmundjet e zemrës, një “koktej” që një grua 50 vjeçe, shtëpiake me tre fëmijë ka përgatitur për të helmuar burrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në provincën e e Enna në Sicili.

Por së pari, gruaja ka kërkuar ta testojë përzierjen te një fqinja e saj. Për javë, në fakt, ajo ka organizuar planin për eliminimin e bashkëshortit të saj, 56 vjeçar, një i papunë që sipas gruas merrej me punë të çuditshme dhe në tridhjetë vjet martesë e ka ka tradhtuar vazhdimisht me gra të reja. Pas tre dekadave, duke kërcyer nga shtrati në shtrat, të paktën në fantazitë e gruas së tij, burri kohët e fundit ka pasur lidhje me dy vajzat të fshatit të cilat ishin sa gjysma e moshës së tij.

Ajo që duket si një komedi për Alvaro Vitali, megjithatë, ka rrezikuar të kthehet në tragjedi. Pesëdhjetë-vjeçarja, e hidhëruar nga një martesë e pakënaqur, ka mbledhur të gjitha ilaçet në shtëpi, madje ka gërmuar dhe në banesat e fëmijëve, tani të gjithë të martuar.

Pasi ka bërë përzierjen ajo ka ftuar në fqinjën 26 vjeçe, me të njëjtën moshë si të preferuat e bashkëshortit të saj për të testuar “koktejin”. Kishte vendosur që helmin e përgatitur burrit të saj t’ia hidhte në një pije të gazuar, por fqinjës së saj ia hedh në ujë me sheqer. Gruaja e re, e martuar me një djalë, pasi ka pirë pijen deri në pikën e fundit ka ndier një shije të çuditshme.

Në këtë pikë, autoren e krimit e ka kapur panik dhe ka shkuar menjëherë në polici, duke e lënë vizitoren të habitur, ulur në sallonin e shtëpisë. Ajo i ka thënë gjithçka policisë.

a.e./NOA

KOMENTE