Fushë- Kosovë, 5 qershor 2011, NOA- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në vijim të organizimit të brendshëm të partisë, së fundmi u ndal edhe në Fushë-Kosovë.
Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast ai shpreh ndër të tjera se, “Kosova aktualisht është shpallur e pavarur, por as populli i Kosovës nuk e ka të drejtën për vetëvendosje e as shteti i pavarur i Kosovës nuk është sovran. Ne duam që populli i Kosovës të vendosë për fatin e tij. Duam që Kosova të jetë sovrane, pra me ushtri e me të drejtë për t’iu bashkuar Shqipërisë, sepse vetëm kësi soji do të bëhemi të barabartë me kombet e me shtetet e tjera të zhvilluara demokratike e përparimtare në botë”, ka shtuar Kurti.
Në vijim ai shtoi se, bashkimi me Shqipërinë është e vetmja mënyrë për t’u barazuar me kombet tjera.
a.y/NOA