Athinë, 5 qershor 2011, NOA- Pakënaqësitë ndaj qeverisë Greke duket se po vijnë në rritje dhe për këtë qindra qytetarë mbushën rrugët e Athinës gjatë ditës së djeshme.
Mësohet se kjo protestë erdhi pas thirrjes së bërë nga dy sindikatat kryesore në vend,
“Gsee” e sektorit privat dhe “Adedy” e sektorit publik, për manifestime kundër masave të ashpra të qeverisë e cila synon të kapërcejë situatën e vështirë ekonomike në të cilën është futur vendi.
Duket se këtë herë ajo që i ka nxjerrë në protestë qytetarët të ketë qenë marrëveshja e arritur mes qeverisë greke dhe kreditorëve të zonës euro dhe FMN-së.
Sakaq protestuesit u shprehën kundër saj duke thënë se janë kundër qeverisë dhe marrëveshjes me BE-në, FMN-në duke i cilësuar këto masa “barbare dhe antisociale".
Më tej nga ana e sindikatave kërkohet anulimi i marrëveshjes, duke theksuar se lipset një politikë ekonomike ndryshe, me masa zhvillimi dhe masa sociale që të ruhen vendet e punës dhe që të rriten të drejtat sociale dhe ekonomike
a.y/NOA