Maqedoni, 5 qershor 2011 NOA- Për herë të pare, në Maqedoni po përdoret një sistem i ri zgjedhor, modeli proporcional në gjashtë njësi zgjedhore, pa pragun zgjedhor për hyrjen në Parlament. Sipas këtij modeli, i njohur ndryshe si modeli i Dontit, në sejcilën prej 6 njësive do të zgjidhen nga 20 deputetë. Tre deputetë për herë të parë do të zgjidhen nga diaspora në tre njësi zgjedhore, sipas modelit mazhoritar. Pasi të numërohen votat e fituara nga partitë dhe kandidatët për deputetë, në të gjitha njësitë zgjedhore veç e veç, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve me anë të Formulës së Dontit do të shpërndajë 20 mandate të deputetëve në çdo njësi. Sipas kësaj formule, numri i përgjithshëm i votave të fituara nga çdo listë përpjestohet me 1,2,3,4 dhe 20. Më pas sasitë e fituara të votave maten sipas madhësisë, ndërsa 20 vendet i fitojnë ato lista që kanë fituar më shumë votat e nevojshme.
a.q/NOA