SHBA, 5 Qershor NOA - Ishin të bukur dhe të famshëm dhe dukeshin shumë të dashuruar.
Por sipas revistës People historia eksplozive e dashurisë mes Sean Penn dhe Scarlett Johansson ka përfunduar tashmë.
Çifti ka zyrtarizuar lidhjen që kishin gjatë një dreke në Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë zërat për një ndarje të mundshme mes tyre ishin shtuar sidomos kur në Kanë, në tapetin e kuq, muza e Woody Allen ishte vetëm. Tani duhet thënë se kanë ardhur dhe konfirmimet e para.
Realisht aktorja ndodhet në Nju Meksiko ku po xhiron “The Avengers” dhe si rrjedhojë shumë persona kur nuk e kanë parë në Kanë, kanë menduar menjëherë një ndarje të mundshëm të sajën me Penn.
r.b/NOA