English

Përkujtimi i “Naksa”, dhjetra viktima në kufirin mes Izraelit e Sirisë

Gaza, 5 qershor 2011, NOA – Përvjetori i 44-t i përkujtimit të “Naksa”, ditës së katastrofës, kur ushtritë arabe u mundën nga Izraeli, shënoi një bilanc prej 14 viktimash dhe 225 të plagosur. Por sipas informacioneve më të fundit ky është një bilanc i parakohshëm i përleshjeve në kufirin mes Sirisë e Izraelit.

Forcat e sigurisë së Izraelit që mbikqyrin lartësitë Golan, që iu aneksuan Sirisë nga shteti hebre në gjashtë ditë luftë, kanë hapur zjarr kundër qindra manifestuesve pro-palestinezë.

Manifestuesit u qëlluan në përpjekje për të kaluar tej kufirit të vendosur nga Izraeli në vitin1967.

Manifestuesit arabë në Bregun Perendimor, në Rripin e Gazës dhe në vendet në kufi me Izraelin kanë tentuar të kapërcejnë kufirin në pikat kufitare të Izraelit.

Tentativa të tilla ndodhën edhe muajin e shkuar gjatë përkujtimit të 63-vjetorit të themelimit të Izraelit, të cilën popujt arabë e përkujtojnë me emrin “NAKBA”, dita e katastrofës.

mit/NOA

KOMENTE