Kinë, 5 Qershor NOA - Gjithçka ka ndodhur në Kinë, në provincën e Guangdong. Zheng, ku një djalë 17-vjeçar i pasionuar pas pajisjeve teknologjike i është përgjigjur një njoftimi on-line për të realizuar një ëndërr.
Dy mijë euro në këmbim të një organi.
Kjo ka qenë mënyra e vetme me të cilin ai i dha zgjidhje realizimit të dëshirës që kishte. Në rast të kundërt nuk do ta kishte përballuar dot.
Në këtë mënyrë, nuk hezitoi aspak për tu operuar. ”Kur u kthye në shtëpi kishte në dorë një kompjuter portabël dhe një telefon Apple. Doja të dija se si arriti të gjente një shumë parash për të mundësuar blerjen e pajisjeve dhe ai më bëri të ditur se kishte shitur një prej veshkave”, - tregoi e ëma e djalit.
Menjëherë u krye dhe denoncimi në polici, ku autoritet tashmë janë duke hetuar për këtë çështje. Megjithatë blerësi i djalit të ri duhet thënë se deri më tani është e pamundur që të gjurmohet.
r.b/NOA