Tripoli, 5 qershor 2011, NOA- Shpërthime të fuqishme dhe sulme ajrore janë vërejtur gjatë mëngjesit të sotëm në Tripoli, pa mundur të bëhet e ditur se kundër kujt qëllohet.
Agjencia e lajmeve Franceze, AFP shkruan se, fillimisht kanë ndodhur dy shpërthime ndërsa më vonë janë shoqëruar me sulme dhe shpërthime të tjera.
Theksohet se, aeroplanët e NATO-s kanë nisur sulme ajrore në Tripoli dhe në zonat përreth, ku janë dëgjuar disa shpërthime.
Zonat në të cilën ka ndodhur shpërthimi, është identifikuar në periferi të vendit si Tajura, e cila që nga fillimi i sulmeve është vënë shpesh herë në qendër të shpërthimeve.
a.y/NOA