Japoni, 5 Qershor NOA - Në më pak se dua muaj distancë nga kaosi i shkaktuar në rrjetin e Playstation, piratët e informatikës janë rikthyer sërish në sulm kundrejt Sony.
Edhe një herë tjetër është sulmuar kolosi i teknologjisë japoneze.
Një grup hakerash që quhen Lulz Security ka njoftuar se janë në zotërim të më shumë se 1 milionë password, adresa e-maili dhe të dhëna të tjera personale që ruheshin në serverët e SonyPictures.com, por që ishin të mbrojtur nga një sistem i përcaktuar si primitiv nga hakerat.
r.b/NOA