English

Trafiku i organeve, Jeremiç në San Salvador: Duhen hetime

San Salvador, 5 qershor 2011 NOA- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiç, gjatë vizitës në San Salvador, iu ka bërë thirrje vendeve anëtare të Organizatës së shteteve amerikane, që të mbështesin hetimin e trafikimit të organeve njerëzore në Kosovë. “Ne do të këmbëngulim që përmes hetimeve të zbulojmë të vërtetën e plotë rreth asaj që ka ndodhur dhe për këtë kërkojmë mbështetjen tuaj”, ka thënë Jeremiç në dialogun vjetor të këtyre vendeve dhe shteteve me statusin e vëzhguesit, në mesin e të cilave është edhe Serbia. Kryediplomati serb ka përmendur raportin e Dik Martit në bazë të të cilit u miratua edhe një rezolutë e Këshillit të Evropës rreth trafikimit të organeve njerëzore.

a.q/ NOA

KOMENTE