English

Vdekja e 49 vjeçares, ekspertiza: Shkak mjekimi i pakujdesshëm

Korçë, 5 qershor 2011 NOA- Pakujdesia i ka marrë jetën Fatbardha Alikos nga Devolli i Korçës. Autopsia dhe ekspertiza mjeko – ligjore, në prani edhe të mjekëve të mbërritur nga Tirana ka çuar në përfundimin se 49 vjeçarja ka gjetur vdekjen për shkak të mjekimit të pakujdesshëm. Versioni zyrtar është dhënë nga policia e qytetit, e cila bëri të ditur se kanë nisur hetimet edhe lidhur me punonjësit përgjegjës për shëndetin e gruas. Fatbardha Aliko, nënë e dy fëmijëve u gjet e vdekur dje në maternitetin e Korçës, 10 ditë pas një ndërhyrje kirurgjikale.

a.q/NOA

KOMENTE