English

Vdes 38 vjeçari, peshkonte me lëndë plasëse

Ersekë, 5 qershor 2011 NOA- 38-vjeçari nga Erseka, Sokol Brane ka vdekur mesditën e sotme, ndërsa peshkonte në afërsi të lumit në fshatin Gostovishtë. Sipas burimeve policore, të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje 38-vjeçari ka përdorur lëndë plasëse për të peshkuar. Policia tha se Brane bashkë me dy kushërinjtë e tij kishin shkuar për peshkim në lumin e fshatit Gostivisht, ku kishin përdorur lëndë plasëse artizanale (kapsollë me nitrat). Gjatë momentit të parë të hedhjes kjo lëndë plasëse nuk ka fuksionuar dhe kur shtetasi Sokol Brane është afruar për t’i ripërdorur, ato i kanë shpërthyer në dorë duke i shkaktuar dëme të mëdha në kokë dhe në gjymtyrë, dhe më pas gjatë rrugës për në spitalin civil të Ersekës ky shtetas ka gjetur vdekjen.

a.q/ NOA

KOMENTE