E dielë, 5 qershor 2011, NOA - Koalicioni i partive të udhëhequra nga VMRO-DPMNE, e kryeministrit Nikolla Gruevski ka fituar tre mandatet e deputetëve në diasporë.
Sipas rezultateve jozyrtare, kandidatët e partisë së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski kanë fituar në njësinë e 7-të zgjedhore në Europë, ku kandidati i VMRO-DPMNE, Risto Mancev ka marrë 1465 vota, LSDM 154 vota, BDI 402, VMRO-Popullore 54 si dhe PDSH 40 vota.
Kandidati i VMRO-DPMNE, Pavle Sazdov ka fituar në Amerikë dhe Kanada ku ka marrë 560 vota, LSDM 82 vota, SDU 242.
Në njësinë zgjedhore 9 e vendosur në Australi-Azi gjithashtu ka fituar kandidati i VMRO-DPMNE, Milorad Dodevski me 549 vota.
Agjencia INA bën me dije se asnjë nga kandidatët shqiptarë nuk ka fituar në diasporë, ndërsa në njësinë e 8 u bojkotuan këto zgjedhje nga ana e diasporës shqiptaro-amerikane.
NOA/INA