English

Zgjedhjet, ambasadori Çejku: Proçesi i qetë

Maqedoni, 5 qershor 2011 NOA- Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku e cilësoi si të qetë proçesin zgjedhor të deritanishëm në vend. Çejku tha se gjithçka po shkon sipas rregullave, ndërsa pjesëmarrja e qytetarëve deri më tani rezulton e ulët. Votimi ka nisur në orën 7 të mëngjesit të së dielës për të përfunduar sipas orarit zyrtar, në orën 19:00 të pasdites. Në këto zgjedhje të drejtën e votës e kanë 1.821.122 qytetarë dhe 7.258 shtetas nga diaspora.

a.q/NOA

KOMENTE