Tiranë, 6 Qershor 2011 NOA - Avokatja e Leonard Bombaj flet mbi dyshimin për përdhunim që rëndon mbi klientin e saj, duke vlerësuar se ai është i pafajshëm. Nga ana tjetër, avokatja Gjystina (Ndoci) Golloshi kërkon që “banda të shkojë përpara drejtësisë”.
Më poshtë vijon prononcimi i plotë i avokates dërguar në agjencinë e lajmeve NOA:
“Përpara nje ngjarjeje tronditese mund te kete shume dyshime, mendime, opinione etj, por nje gje eshte e sigurt, tashme ka nje vendim gjykate per “arrest me burg” per bandën qe ka kërcënuar z. Leonard Bombaj, e kerkuar nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Leonard Bombaj ka denoncuar i pari rastin e kësaj bande dhe tani çështja eshte e gjitha ne dore te Drejtesise.
Ne kerkojme qe ligji te veproje ne mbrojtje te njerzve te ndershem dhe familjare, sic është rasti i artistit z. Leonard Bombaj. Kanosja, dhe grabitja e personit, denohet me ligj.
Fatkeqësisht, nuk është rasti i pare qe shohim te gjithe se: imorarilteti, rebelizmi dhe hakmarrjet e percartura kane pushtuar mendjet e shume adoleshenteve.
Persa i perket minorenes them se hakmarrjen per famen e humbur, terbimin per perjashtimin nga arti e menaxhoi mjerisht keq. Ajo i detyrohet bandes sepse i nxiti, prandaj nuk i shet. Ata e kane ne dore aq shume sa familja nuk e imagjinon, vajza eshte ne gracke. Asnje adoleshent, mos paste kurre nje deftese te tille ne dyert e drejtesise ne moshen 15 vjeç.
Te gjitha akuzat mund te thuhen ndaj nje njeriu, por e verteta nuk vonon shume dhe del, sic po ndodh me rastin e z. Leonard Bombaj.
Tani organet kompetente kane vetem nje urdher arresti per te 4 personat e bandes dhe nuk ka nje vendim te tille per z. Leonard Bombaj.
Sigurisht nese do te kishte dicka te vertete ne akuzat ndaj tij edhe per te do te ishte prere flete arresti. Kjo nuk do te ndodhe, sepse Leonard Bombaj nuk ka abuzuar kurre vajzen.
Akt-ekspertimi qe i eshte bere z. Leonard Bombaj rrezoi te gjitha akuzat e vajzes dhe shpifjet e saj, e rendojnë pozitën e saj me shume.
Per kete Prokuroria e Krimeve te Renda e sigurt per nje kanosje reale qe i eshte bere z. Bombaj nga banda duke perdorur dhe shfrytëzuar vajzën (fatkeqësisht, me dashjen e saj), do te dergoj ceshtjen ne gjyq. Kesaj radhe nuk i ka ecur bandës, pasi: "i ka ngecur sharra ne gozhde" me nje artist me integritet dhe dashamires, familjar te rregullt dhe kontribuues vlerash ne nje shoqeri me probleme si kjo e jona.
Nje artist me nje reputacion te shkelqyer nuk do te perlyhet dot pasi ai vete e ka vendosur tashme me sjelljen e tij korrekte ndaj cdo nxenesi te tij fatin e se ardhmes. Per me shume nje staf prane z. Bombaj ishte nje llogaridhënie e tij per cdo gje qe ndodh ne Sirea Film. Askush nuk do te mund te perdore Sirea Film per tu pasuruar, sepse ajo u ideua dhe erdhi ne ekzistence nga autori z. Leonard Bombaj me prinder te shkelqyer, dhe nje familje dhe bashkeshorte me integritet prane tij ne cdo gje.
Cdo gje e shkruar ne media ne emer te Leonardit, nuk jane prononcimet e tij. Jane thashetheme telefonash. Ai nuk ka folur ende. Edhe makines se Perbaltjes, Leonardi po i pergjigjet me heshtje, duke besuar ne intuiten e opinionit qe di te perktheje, dhe te identifikoje grabitesit nga viktima, dhe perbaltjen nga e Verteta. "
Leonardi ka lene Fuqine e Provave te flasin, ndersa fuqine e fjales ai do ta thote pas Drejtesise. Z. Bombaj nuk ka syte ne humbjen e kundershtarit, por menaxhimin e se ardhmes.
Me siguri DREJTESIA do te nxjerre edhe me shume te verteta ne lidhje me banden, nje nder to edhe qellimet e tyre per shfrytëzimin e minorenes. Av. Gjystina (Ndoci) Golloshi