Gjermani, 6 maj, NOA- Nga analizat e para të kryer mbi 23 nga 40 kampionë të konfiskuar në fermën e një fshati në Bienenbuettel vjen përgjigja se nuk është as soja përgjegjëse e bakterit killer E. Coli.
Por testet janë duke vazhduar në 17 mostra të tjera nga një fermë organike që prodhon soje në Bienenbuettel, 80 km në jug të Hamburgut.
Ndërkohë, është caktuar për nesër në Luksemburg në orën 14 një takim i ministrave evropianë të Bujqësisë dhe Sigurisë ushqimore, ku do të jetë edhe Komisioneri Evropian për Bujqësinë, Dacian Ciolos, dhe ai i Shëndetit, John Dalli. Në këtë takim pritet të diskutohen për situatën e tregut dhe sigurisë ushqimore.
a.e./NOA