English

Bakteri, shkon në 21 numri i të vdekurve (VIDEO)

Ka arritur në 21 numri i të vdekurve nga bakteri i rrezikshëm EHEC. Autoritetet kanë aplikuar masa të forta deri në mbyllje fermash.

Në kërkimet për shkaktarin e mundshëm të sëmundjes së rrezikshme të zorrëve nga bakteri EHEC, autoritetet e Saksonisë së Poshtme ka shumë gjasa të kenë gjetur origjinën e tij.

Ekspertët i lidhin infeksionet me një firmë prodhuese të farërave në Binenbytel, qarku i Ulcenit, e cila shet edhe filiza.

Ministri i Bujqësisë i landit të Saksonisë së Poshtme, Gert Lindemann, u shpreh se filizat janë shitur direkt ose indirekt nga tregtarët nëpër restorante, mensa apo pazare javore. "Kjo është një gjurmë shumë e qartë e burimit të infeksionit. Nga kjo firmë në Binenbytel janë furnizuar të gjithë tregtarët kryesorë, të cilët kanë furnizuar pastaj firma të tjera, nga ku edhe janë sëmurur njerëzit me EHEC."

Lindemann paralajmëroi nga gatimi i të gjitha llojeve të filizave. Rezultati i kërkimeve pritet të bëhet i ditur të hënën.

Sipas të dhënave të Institutit "Robert Koch" që citon radio DW, numri i të vdekurve është rritur në 21 vetë. Ndërsa të regjistruar janë 1.526 të infektuar me EHEC.

65

KOMENTE