English

Berisha: Pres me padurim partneritetin e ngushtë me qeveritë vendore

Tiranë, 6 qershor 2011 NOA- Kryeministri Berisha deklaroi sot se "Shqipëria arriti një standard të lartë me numërimin transparent të çdo vote dhe se vendimi për garën në Tiranë u gjet tërësisht legjitim. “Secila votë në garën e ngushtë Basha- Rama ishte transparente. Asnjë votë nuk anashkalohet por paraqitet në media”, - ka deklaruar Berisha në mbledhjen e përjavshme të grupit kuvendor demokrat.

"Pres çertifikimin përfundimtar nga insitucuonet kushtetuese, pres me padurim të nis një partneritet të ngushtë me të gjitha qeveritë vendore të vendit”- ka deklaruar kryeministri i vendit, sipas të cilit, pushteti vendor është i kushtëzuar në projekte. “ Por ne do të zhvillojmë çdo cep të Shqipërisë”,- tha Berisha.

Kryeministri Berisha ka pohuar se “Për fat të keq, shqiptarët nuk e njohin mirë Shqipërinë dhe potencialet e saj. Ndaj është detyrë e të gjithëve ne të promovojmë dhe zhvillojmë potenciat e pafund te vendit tonë”. Nisur nga këto, kryeministri tha se “Asgjë nuk e pengon Shqipërinë të bëhet një vend i zhvilluar sikundër ështe Zvicra”. Ai ka siguruar përpara deputetëve se me përfundimin e zgjedhjeve të 8 majit do t’i jepet një fytyrë e re marrëdhënieve me pushtetin vendor.

a.q/ NOA

KOMENTE