SHBA, 6 Qershor NOA - Nëpërmjet boronicave rregullohet niveli i kolesterolit.
Ky është rezultati i një kërkimi nga Departamenti i Agrikulturës në SHBA, i drejtuar nga doktor Wallace Yokoyama dhe më pas i publikuar në Agricoltural Research. Për këtë studim të ri, shkencëtarët janë bazuar në hetimet e drejtuara nga Yokoyama, të cilët u ushqyen me boronica apo mbetje lëvozhgash të saj dhe u vu re një rënie e nivelit të kolesterolit VLDL (një formë e kolesterolit të “keq”). Në eksperimentet e reja, u vu re sërish një rezultat i njëjtë ku boronicat ndihmuan në kontrollin e nivelit të kolesterolit në organizmin tonë dhe konsumimi i tyre duhet thënë se është tepër i nevojshëm për këtë problem.
r.b/NOA