Londër, 6 Qershor NOA - Dy lojtarët që Abramovich ka pëlqyer më shumë në klubet e tjera kanë qenë gjithmonë Torres dhe Fabregas.
Lajmi është bërë i ditur nga një burim i brendshëm në Stamford Bridge.
Momentalisht ai ka plotësuar dëshirën e tij duke marrë vetëm njërin prej tyre, i cili është Torres, ku në drejtim të Liverpool shkuan 50 milionë sterlina.
Të njëjtën gjë mandati rus kërkon ta realizojë dhe më Fabregas, të cilin e cilëson si lojtarin më të ngjashëm me Messi, Iniesta dhe Xavi.
r.b/NOA