Lushnje, 6 qershor 2011 NOA- Familjarët kanë gjetur të varur në kasollen pranë shtëpisë së tyre Ismet Shahen. Ngjarja ka ndodhur në mesditën e së djelës në fshatin Konjat të Lushnjes. Pas hetimeve të para të seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnje, rezultoi se i ndjeri kurohej prej disa kohësh pasi vuante nga sëmundje mendore dhe në kushtet e depresionit është vetëvarur.
a.q/NOA