Berlin, 6 qershor 2011, NOA- Projektligji i cili parashikonte mbylljen e centraleve bërthamore në Gjermani është miratuar ditën e sotme në Gjermani.
Ky vendim vjen pas një sërë protestash njëra pas tjetrës nga ana e qytetarëve gjermanë, të cilët intensifikuan fuqishëm reagimin e tyre menjëherë pas katastrofës së ndodhur në centralin bërthamor të Fukushimës në Japoni.
Mësohet se tre centralet e parë do të mbyllen në vitet 2015, 2017 dhe 2019, ndërsa të tjerët gjatë viteve 2021 dhe 2022 ku do të shënohet edhe përmbyllja e tyre.
Ky lajm u bë i ditur gjatë ditës së sotme nga ministri Gjerman i Ekonomisë.
a.y/NOA