Prishtinë, 6 qershor 2011, NOA- Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga priti sot në një takim ambasadorin e Norvegjisë në Prishtinë, Sverre Johan Kvale.
Gjatë bisedës mes tyre, Jahjaga u shpreh se e çmon shumë përkrahjen e Norvegjisë për Kosovën, duke shtuar se, roli i Norvegjisë në rajon, është në përkrahje të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit.
Sipas saj, Kosovës i nevojitet përkrahje që të mos mbetet e izoluar duke falenderuar Norvegjinë për ndihmën e tyre në këtë drejtim.
Më tej ajo shtoi se e ardhmja e tërë rajonit, përfshirë Republikën e Kosovës, është në BE dhe NATO.
Nga ana e tij, ambasadori i Norvegjisë Sverre Johan Kvale e bëri këtë vizitë në mbyllje të misionit të tij duke u shprehur i kënaqur që ka shërbyer në Kosovë, si përfaqësues i vendit të tij.
Kvale theksoi se, Norvegjia do ta përkrah Kosovën në rrugën e liberalizimit të vizave dhe integrimit evropian, ku veçoi faktin se nuk do mungojë përkrahja me programe zhvillimore.
a.y/NOA