English

Jemeni ne festë, iku Presidenti (VIDEO)

Pas largimit të presidentit të Jemenit Ali Abdullah Saleh për në Arabinë Saudite, është rritur shpresa në bashkësinë ndërkombëtare për një ndryshim të shpejtë pushteti në këtë vend.

Në kryeqytetin Sanaa, përfaqësues nga partia qeverisëse dhe opozita në raportime të përputhshme me njëra-tjetrën, janë shprehur se po zhvillohen bisedime me ndërmjetësinë e ndërkombëtarëve.

Saleh i kishte ndërprerë disa herë bisedimet e një ujdie për dorëheqjen e tij duke e çuar vendin në pragun e një lufte civile. Largimi i presidentit Saleh u festua në rrugët e kryeqytetit Sanaa.

Qeveria megjithatë deklaroi se pas trajtimit mjekësor në Riad, Saleh do të kthehet sërish. Largimi nga pushteti duhet të bëhet "konform kushtetutës".

Në Jemen i tremben marrjes së pushtetit nga djali i Salehut, Ahmed, i cili ka nën kontroll Gardën e Republikës.

64

KOMENTE