Prishtinë, 6 qershor 2011, NOA- Kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi gjatë ditës së sotme zhvilloi një vizitë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), për tu njohur më afër me punën e saj.
Gjatë takimit me drejtuesit e saj, ai është informuar lidhur me ecurinë e kësaj agjencie dhe ligjet që prekin atë, të cilët pritet që të shkojnë në kuvend për miratim.
“Kemi vullnet që të krijojmë premisa për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës”, u shpreh Krasniqi.
Ai shtoi më tej se, Kosovës i duhet privatizim nga i cili favorizohen dhe përfitojnë qytetarët e saj.
Nga ana e tij, kryetari i Bordit të AKP-së, Dino Asanaj, e njohu kryetarin e Kuvendit për punën e bërë në hartimin e katër ligjeve të fushës, duke e konsideruar si të rëndësishëm zbatueshmërinë e tyre.
a.y/NOA