Tripoli, 6 qershor 2011, NOA- Gjatë pasdites së sotme në qendër të sulmeve të NATO-s në Libi fillimisht ka qenë parlamenti i vendit, ndërsa më vonë, selia qendrore të shërbimeve sekrete të udhëheqësit Muammar Gaddafi.
Këto godina ndodhen në një distancë prej 2 kilometrash nga kryeqyteti dhe afër tyre ndodhen edhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe disa institucione të tjera me peshë për vendin.
Ky lajm u konfirmua zyrtarisht nga vetë NATO nëpërmjet një deklarate ku thuhet, “Sulmi është kryer në kuadër të fushatës për dobësimin e kapaciteteve të regjimit të Gaddafi-t, me qëllim që të mos kryejë më krime kundër popullit”.
a.y/NOA