Shkup, 6 qershor 2011, NOA- Pas zgjedhjeve të zhvilluara gjatë ditës së djeshme, vetëm një ditë më vonë Maqedonia ka bërë edhe ndarjen e mandateve.
Ka qenë Komisioni Shtetëror Zgjedhor ai që ka publikuar edhe numrin e deputetëve të partive politike ku numrin më të madh të ligjvënësve e ka marrë partia e Kryeministrit në detyrë Nikolla Gruevski.
Sipas KSHZ-së, VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Nikolla Gruevski ka marrë 53 deputetë dhe 3 deputetë të dalë nga votat e diasporës, LSDM e Branko Cervenkovskit 42 deputetë, BDI e Ali Ahmetit 15 deputetë, PDSH e Menduh Thaçit 8 deputetë dhe RDK e Rufi Osmanit 2 deputetë.
Sipas KSHZ-së, në votime kanë marrë pjesë 1.1 milionë qytetarë.
a.y/NOA