Tiranë, 6 qershor 2011, NOA- Ministria e Jashtme nëpërmjet një deklarate shprehu vlerësimin për mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve në Maqedoni.
Në deklaratë thuhet se, Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet atmosferën e qetë dhe normale në të cilën u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, si tregues i zhvillimit të qëndrueshëm demokratik në këtë vend fqinj.
Më tej, vlerësohet pjesëmarrja e gjerë në votime dhe administrimi demokratik i gjithë procesit duke u cilësuar si shprehje e angazhimit serioz politik dhe qytetar në shërbim të stabilitetit dhe përparimit të Maqedonisë e rajonit.
Deklarata e MPJ përfundon: “Shprehim bindjen se përmbyllja me sukses e procesit zgjedhor nga partitë shqiptare është shumë e rëndësishme për dinamikën e zhvillimit të reformave, të procesit të integrimet dhe zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit”.
a.y/NOA