English

Ndërkombëtarët: Zgjedhjet në Maqedoni të qeta, parregullsitë minimale

Shkup, 6 qershor 2011, NOA- Misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR , KE-së si dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës zgjedhjet e djeshme në Maqedoni i vlerësoi të lira të qeta, demokratike dhe me parregullsi minimale.

“Delegacioni i APKE-së përgëzon qytetarët e vendit për shprehjen e vullnetit të tyre përmes zgjedhjeve të lira. Duke përshëndetur diversitetin e mendimeve dhe lirisë së mediave, delegacioni beson se ambienti në media duhet të jetë më pak i apasionuar, tolerant dhe neutral”, deklaroi shefi i delegacionit të AP të KE-së, Jean Charles Gardetto.

Ndërsa edhe Komisioni Evropian ka vlerësuar se zgjedhjet ne Maqedoni, reflektuan qetësi dhe pjekuri politike.

“Ju e dini se ne i kemi ndjekur zgjedhjet në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë nga shumë afër, si fushatën elektorale edhe ditën e votimit. Për momentin, mund të them se në ditën e zgjedhjeve u vërejt qetësi dhe pjekuri politike. Pati një pjesëmarrje të lartë elektorale si dhe të forcave politike. Procesi zgjedhor ende nuk është finalizuar, ndaj ne do të kemi një qëndrim më të plotë kur ai të përfundojë”, tha Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE. Zgjedhjet e parakohshme u vëzhguan nga rreth 500 vëzhgues të huaj. ‘

(INA)/NOA

KOMENTE