English

Ndreca: Vendimi i Kolegjit profesional dhe i bazuar në ligj

Tiranë, 6 qershor 2011, NOA- Kryetari i trupës së Kolegjit Zgjedhor, Tom Ndreca reagoi ditën e sotme lidhur me akuzat e Partisë Socialiste për dhënien e vendimit për rrëzimin e ankimit të selisë rozë më 3 qershor.

Sipas tij, vendimi i dalë nga trupa e gjyqtarëve ishte i bazuar në ligj dhe nuk ka pasur asnjë shkelje dhe zgjidhja e dhënë ishte profesionale.

“Situata zgjedhore pëson ndryshime dhe lindin fenomene, që kërkojnë zgjidhje. Kolegji Zgjedhor bëri një zgjidhje profesionale dhe të mbështetur në legjislacionin e Shqipërisë, kur rrëzoi kërkesën ankimore të PS. Kjo pasi Kolegji Zgjedhor gjykoi që akti normativ i KQZ nuk kishte të bënte më gjithë territorin e Shqipërisë, por vetëm me një njësi zgjedhore, atë të Tiranës dhe si i tillë nuk krijonte një normë për gjithë vendin. Akti normativ i KQZ për numërimin e votave të kontestuara nuk ishte përfundimtar, pasi ai bëri vetëm korrigjimin e tabelave të KZAZ- ve të Tiranës”, u shpreh Ndreca.

Reagimi i Ndrecës vjen i dhënë në një intervistë për Deutche Welle-n.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Preke Qehaja23:06 - 06 Qershor 2011
    turp te keni i vodhet votat ne sy te gjithe botes ,na turperuat ,hajdutet e sali berishes turp turp,marret e tokes .