Tiranë, 6 qershor 2011, NOA- Ministri i Punëve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi së bashku me nëpunësit e kësaj administrate i janë bashkuar fushatës sensibilizuese të Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhuruar gjak.
Në ambientet e ministrisë kreu i saj Sokol Olldashi së bashku me funksionarët e saj kanë dhuruar gjak, duke çuar në të katërtin vit rresht që kjo ministri i bashkohet kësaj fushate.
Ndërkaq dhurimi i gjakut shërben për të gjithë të sëmurët që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme të gjakut siç është dhe talasemia, ku vetëm në Shqipëri janë 380 fëmijë që vuajnë nga kjo sëmundje dhe që kanë të domosdoshme të paktën një herë në muaj një flakon gjak.
Mësohet se Fushata e Kryqit të Kuq Shqiptar, për të dhuruar gjak e ka kulmin e saj gjatë periudhës gjatë qershorit të kaluar, ku më 14 qershor të 2010-ës u arrit dhe kulmi me ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut.
a.y/NOA