Tiranë, 6 qershor 2011, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e hënë, 6 qershor 2011.
E përditshmja “Panorama” ka si titull kryesor: “Flet babai i Griseldës: Elvisi e përdori vajzën time për fushatë. Më tej në faqen e parë të gazetës një argument kryesor është: Deklarata e diplomatëve në Tiranë: Palët të vënë interesin kombëtar para atij vetjak”.
Gazeta “Shekulli” çelet me titullin: “Zbulohet grafia. Plumbi që vrau Aleksin. Reagimi i familjes së Aleks Nikaj: Po zhdukni provat”. Më tej mund të lexoni shkrimin: Transferimi i numrit celular: Shtatë hapat që duhet të kini parasysh”.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin: "SHBA-BE-OSBE: Partitë të respektojnë zërin e qytetarëve. Hannes Svoboda: T’i jepet fund kontestimit të zgjedhjeve". Në vijim gjeni titullin: "Rizgjohet Ngjela. Kërkon mbështetjen e Topit". Më tej mund të lexoni rrëfimin ekskluziv: Një franceze shtrohet në spitalin 5: Kam frikë se do më vrasin ne Francë”.
“Gazeta Shqiptare” çelet me argumentin kryesor: “PD-PS cënuan zgjedhjet. 120 minutat e debatit në Kongresin Amerikan. Deklarata e plotë e Komitetit Amerikan të Helsinkit: S’ka vend për protesta”. Rubrika ekskluzive sjell dossierin mbi tragjedinë e gjeneralëve, nga Hito Çako e Beqir Balluku. "Tragjedia e gjeneralëve. Enver Hoxha: Përgatitni akuzat për gjeneralët”. Titull tjetër i gazetës është: “Pronat: Si do t’u kthehen pronat ish-pronarëve”.
E përditshmja “Shqip” ka titull kryesor: “Ambasadorët: Prisni çertifikimin e zgjedhjeve, ne po vëzhgojmë”. Më tej mund të lexoni një argument nga kronika: Durrës: Pushoi nga puna dhjetra mësues, tritol drejtoreshës”. Nga kultura mund të lexoni: “Top Fest: Elvana Gjata triumfon me dy çmime”. Ndërsa nga lëmi i ekonomisë: Ekonomia: “Pranvera arabe shton punën e fasonerisë shqiptare”. Në suplementin e gazetës gjeni titullin interesant: “Femrat: Pushteti i takave të larta”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; indo@noa.al.
mit/NOA