Shkodër, 6 qershor 2011, NOA – Një person është plagosur me thikë paraditen e të dielës në lagjen “Tre Heronjtë” në qendër të qytetit të Shkodrës.
Plagosja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, ku 28-vjeçari Gentian Marashi goditi me thikë shtetasin R.Gjoka.
I plagosuri Gjoka është tashmë jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Gentian Marashin, i larguar nga vendngjarja menjëherë pas konfliktit dhe po punon për kapjen e tij.
Marashi është nën akuzë për plagosje me dashje dhe armëmbajtje të ftohta pa leje.
mit/NOA