English

Pushohet çështja penale për ministrin (VIDEO)

U zhvillua sot në Gjykatën e Lartë seanca gjyqësore me kërkues të dëmtuar akuzues Zyber Lela ndaj ministrit aktual të Mjedisit Fatmir Mediu, etj. me objekt “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”.

Gjatë kësaj seance, nga ana e shtetasit Zyber Lela, është paraqitur përpara Kolegjit Penal heqja dorë nga kërkesa kundër z. Fatmir Mediu.

Në këto rrethana Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, vendosi “pushimin e çështjes penale ndaj të akuzuarit Fatmir Mediu. Shpalljen e moskompetencës lëndore për gjykimin e çështjes ndaj të akuzuarve të tjerë; Ylli Pinari, etj. dhe dërgimin e çështjes për kompetencë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

74

KOMENTE