Singapor, 6 qershor, NOA – Një rënie e mëtejshme e të ardhurave për kompanitë ajrore, është shënuar në vlerësimin e fitimeve të tyre për vitin 2011, realizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA.
Në një raport të fundit të saj, të publikuar për 230 kompani ajrore, IATA parashikon fitime në 4 miliard dollarë, në vend të rreth 8.6 miliardë dollarëve në muajin mars.
Konfirmimi erdhi nga drejtori i përgjithshëm i IATA-s, Giovanni Bisignani.
Sipas tij, tërmeti dhe tsunami i 11 Marsit në Japoni, lëvizjet protestuese në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, si edhe çmimet e larta të naftës, kanë qenë ndër shkaqet kryesore për rënien e vlerësimeve.
Ndërsa vitin e kaluar, fitimet ishin 18 miliardë dollarë, gati 2 miliardë lekë më shumë se sa pritej.
"Projekt-ligji i ri për industrinë ajrore në vitin 2011, parashikon rregulla të reja, të cilat do të rritin me 10 miliard fitimet e saj, duke e çuar total deri në 176 miliardë lekë",
tha Bisignani, gjatë hapjes së takimit vjetor, të Samiti Botëror të Transportit Ajror. Duke shtuar se për vitin 2011, çmimi i naftës mesatar do të jetë 110 dollarë për fuçi.
Bisignani vuri në dukje, duke shpjeguar se vlerësimi ka qenë i rishikuar në përputhje me konsensusin e tregut të ri nga vlera e mëparshme prej 96 dollarësh. Për çdo dollar të rritur në mesataren vjetore, linjat ajrore janë përballur me kosto shtesë prej 1.600.000.000 dollarësh.
Bisignani përsëriti më pas se vlera e karburantit përfaqëson 30 përqind të shpenzimeve për linjat ajrore.
Ndërkaq, industria e transportit ajror në botë, ka paralajmëruar Bashkimin Evropian kundër planit për emëtimet e CO2 për linjat ajrore në Evropë që nga viti 2012.
Bashkimi Evropian ka për qëllim të përfshijë në sistemin e të aviacionit të emisioneve për "tregti" nga viti i ardhshëm, duke detyruar kompanitë ajrore për të blerë leje për emetimin e karbonit mbi një nivel të caktuar.
"BE-ja është duke injoruar ligjin ndërkombëtar", theksoi drejtori i Përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror. S
Nga ana e tij, shefi ekzekutiv i Lufthansës, Christoph Franz, theksoi se politika e Bashkimit Evropian për emisionet mund të çojë në konkurrencën e pandershme si rezultat i adoptimit të masave hakmarrëse, duke përfshirë kufizimet e mundshme për të drejtat në fluturim dhe ulje, nga Kina, Amerika e Veriut dhe Rusia.
Lufthansa përfshin shpenzime shtesë deri në nivelin prej 350.000.000 euro në vit, nëse Bashkimi Evropian do ta çojë përpara planin e tij.
"Klima është një problem global, kështu që ne kemi nevojë për zgjidhje globale", shtoi Franz.
n.e/NOA